Dembele gjithnjë e më pranë PSG, Barcelona do të arkëtojë 50 milionë euro

Ousmane Dembele është shumë pranë kalimit te PSG. Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, 26-vjeçari ka gjetur akordin me “gjigantët” francezë, teksa mësohet se është arritur një marrëveshje verbale për një kontratë 5-vjeçare me “yllin” e sulmit.

Në krahun tjetër, “parisienët” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Dembele prej 50 milionë eurosh dhe bordi i francezëve dëshiron t’i mbyllë shumë shpejt negociatat për të shtuar kështu një tjetër lojtarë cilësor për sezonin e ardhshëm

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?