FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demi dhe Rama kërkojnë të blejnë klubin e Seria B

Partizani arriti që të rikthehej te titulli kampion pas 26 vitesh, teksa një meritë të madhe për këtë gjë kanë pasur edhe drejtuesit. Presidenti Gazment Demi dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, janë në krye të një grupi investimi shqiptar, të interesuar në blerjen e Salernitana-s.

Klubi arriti të siguronte me vështirësi mbijetesën në Serinë B italiane dhe është në pronësi të Claudio Lotito-s, presidentit të Lazio-s, i cili si bashkëpunëtor më të ngushtë ka Igli Taren. Lajmi i publikuar në Itali, se drejtuesit e Partizanit janë të interesuar të blejnë Salernitana-n, për rreth 16 milionë euro, është hedhur poshtë nga presidenti i klubit shqiptar, Demi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?