Dëmtim i rëndë për Gnabry te Bayerni, do të mungojë disa javë
Sulmuesi i Bayernit, Serge Gnabry do të mungojë për disa javë pas thyerjes së parakrahut të majtë mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Munster, një ekip i kategorisë së tretë.
“Serge do t’i nënshtrohet një operacioni të mërkurën dhe do të mungojë për disa javë”, tha trajneri Thomas Tuchel.
Gnabry u largua nga fusha në minutën e 11-të të ndeshjes pas një përplasjeje me portierin kundërshtar Johannes Schenk. Ky është një lajm i keq për Tuchel, pasi Gnabry cilësohet si një nga nga titullarët e tij në formacion. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

