Dëmtim i rëndë për Zenelin, rrezikon një mungesë të gjatë
Arbër Zeneli ka pësuar një dëmtim të rëndë që mund ta mbajë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Ylli i përfaqësueses së Kosovës rrezikon të ketë këputur ligamentet e gjurit në sfidën mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe jo vetëm që do të humbasë takimin e radhës ndaj Bullgarisë por me shumë gjasa edhe të gjitha sfidat kualifikuese të “Euro 2020”.
Ai pritet të mungojë në dy takimet ndaj Anglisë si dhe pjesën më të madhe të fazës së parë të sezonit të ri në Francë pasi pritet të mungojë rreth 6 muaj për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Një lajm shumë i keq ky për përfaqësuesen e Kosovës dhe për skuadrën e Reims dhe për vetë Arbër Zenelin.
KOHA JONË SONDAZH

