Dëmtim jo i rëndë për Szczesny, ja sa ndeshje do të mungojë

Trajneri Allegri mund të marrë frymë lirisht, sepse dëmtimi i Wojciech Szczesny nuk është aq serioz sa ishte parashikuar.

Është përjashtuar fraktura apo dëmtime në kavilie për portierin e bardhezinjve, që pësoi një dëmtim kundër Spezias dhe vuri në alarm drejtuesit e Juventusit, që për shkak të dëmtimeve janë të detyruar të bëjnë pa shumë lojtarë të rëndësishëm në këtë fillim të kampionatit.

Szczesny do të mungojë me siguri për të paktën 2 javë dhe nuk do të jetë në fushë në ndeshjet e radhës kundër Fiorentinës në kampionat dhe PSG-së në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?