Dëmtime të shumta, Milani merr vendimin për Ibrahimovic

Milan dhe Zlatan Ibrahimovic do të thonë lamtumirë në fund të sezonit. Lajmi i bujshëm vjen nga Franca dhe raportohet nga “Foot Mercato”. Klubi kuqezi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën sulmuesit 41-vjeçar suedez.

Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta, i fundit në kofshë, që po e mban larg fushave të blerta në pjesën e fundit të këtij sezoni. Ibra do ta gjejë veten në një udhëkryq: ta vazhdojë aventurën e tij si futbollist diku tjetër ose të qëndrojë në Milano me një rol menaxherial.

Pas 4 vitesh dhe 37 golave ​​në 78 paraqitje, aventura e Ibrës te Milani duket se po mbyllet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?