Dëmtimi i Benzema nuk është serioz, del përgjigja për francezin
Dëmtimi i Karim Benzema nuk është serioz. Mediat spanjolle kanë njoftuar së fundmi se nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe se lojtari pritet të jetë i gatshëm për derbin e 18 shtatorit kundër Atleticos.
Francezi vuan nga një dëmtim i vogël në gjurin e djathtë. Bëhet fjalë dhe për mbingarkesë, pasi kujtojmë se sulmuesi francez ka luajtur i vetëm në majën e sulmit të Los Blancos në sezonet e fundit ndaj dhe lodhja ka qenë e madhe.
Benzema ka qenë lideri i Real Madrid, teksa së shpejti pritet që të fitojë dhe “Topin e Artë” nga “France Football”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

