Dëmtimi i Kumbullës, Duka dhe Sylvinho i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Romës, u largua i dëmtuar ditën e djeshme ndaj Milanit. Pas analizave të kryera mbrëmjen e djeshme u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

Ky dëmtim është padiskutim një goditje e fortë për lojtarin në një moment të rëndësishëm të sezonit por edhe për Kombëtaren shqiptare që humbet në këtë mënyrë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mbrojtjes.

Federata Shqiptare e Futbollit, Presidenti Duka, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij janë pranë mbrojtësit kuqezi në këtë moment të vështirë për karrierën e tij por janë gjithashtu të sigurt se Kumbulla do të ngrihet pas këtij rrëzimi momental.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Duka ka komunikuar mbrëmjen e djeshme me lojtarin “duke i uruar rikuperim të shpejtë për të qenë sa më shpejt në fushën e lojës me fanellën kuqezi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?