FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi i Martial i prish planet Interit, Sanchez mbetet në Manchester

Një zhvillim i papritur mund të pengojë transferimin e Alexis Sanchez nga Manchester United tek Interi. Në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, Anthony Martial pësoi një dëmtim muskulor, teksa sipas asaj që shkruan “The Guardian”, mund të ndryshojë planet e “Djajve të Kuq”.

 

Francezi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara për të përcaktuar me saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën e riaftësimit, më pas do të merret vendimi për shitjen e Sanchezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo mungesë e mundshme afatgjatë ka të ngjarë ta mbajë Sanchez në “Old Trafford” edhe gjatë këtij sezoni. Kiliani, i cili nënshkroi me United në janar të vitit 2018 për një pagë rekord prej 500 000 paundësh në javë, ka shënuar vetëm 3 gola në 32 ndeshje në Premier League me “Djajtë e Kuq”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interi ka planifikuar për Sanchez një kontratë me vlerë jo më shumë se 150 000 paundë në javë, nëse do të vendosë qëndrimin e përhershëm në Milano.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?