Dëmtimi në ndeshjen e parë, ja sa javë pritet të mungojë Alisson

Nuk ka aspak lajme të mira për Liverpoolin. Kampionët e Europës duhet të bëjnë pa portierin e tyre kryesor, Alisson për katër deri në tetë javë. Gardiani brazilian pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Norwich.

Sipas raporteve në Brazil, doktorët e klubit anglez kanë marrë masa drastike për t’u siguruar që Alisson të mos dëmtohej akoma më tepër duke e shoqëruar nga stadiumi me karrocë.

Pas skanimeve të para, gardiani pritet të qëndrojë një deri në dy muaj  larg fushave, një lajm aspak i mirë për “The Reds”, që tashmë do t’i besojnë afrimit më të ri, Adrian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?