Dëmtohet Eden Hazard, mungon në ndeshjen e parë në La Liga
Nuk ka aspak lajme të mira për Real Madrid në prag të ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Celta Vigos. Eden Hazard nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit duke humbur “premierën”. Sulmuesi belg është dëmtuar në kofshën e majtë dhe do të qëndrojë në infermieri për një javë.
28-vjeçari, blerja më e rëndësishme e “Los Blancos” në këtë merkato vere, detyrohet të shtyjë debutimin në La Liga. Ai konsiderohej i vetmi përforcim i verës që e kishte vendin të sigurt në formacion.
Kjo mungesa e madhe e detyron trajnerin francez të hedhë sytë nga ata lojtarë të cilët nuk i shihte ende gati për të qenë nga minuta e parë. Bale, James, Vinícius, Jovic dhe Lucas Vázquez do të luftojnë për t’i zënë vendin.
KOHA JONË SONDAZH

