Dënimi i rëndë, ja vendimi i plotë i UEFA-s për Skënderbeun

Pretenca e inspektorëve përkatës të UEFA-s, e njoftuar para disa kohësh, është kthyer tashmë në vendim nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë qeverisë europiane të futbollit. Një shkresë, e firmosur nga austriaku Thomas Partl, kryetar i komisionit të sipërcituar disiplinor të UEFA-s, zbulon dënimin e rëndë për Skënderbeun, me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

Klubi korçar ka 60 ditë kohë për ta apeluar këtë vendim, me shpresën se në Komisionin e Apelit të UEFA-s mund të ndryshojë diçka, në të kundërt do t’i falet CAS-it të Lozanës, përfundimisht.

Në kopjen e vendimit, i cili i është dërguar edhe FSHF-së, bëhen me dije edhe këshillat për apelim të subjektit të dënuar, pra Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja vendimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s vendosi:

  1. Të përjashtojë KS Skënderbeu nga pjesëmarrja në garat europiane të klubeve për 10 vite.
  2. KS Skënderbeu gjobitet me 1.000.000 (një milion) €.
  3. Gjoba e mësipërme duhet të paguhet në llogarinë bankare brenda 90 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi.

Thomas Partl Kryetar

Në dijeni të Federatës Shqiptare të Futbollit

Këshilla për Apelimin

Ky vendim është i hapur për ankim (neni 60 DR). Deklarimi i qëllimit për të apeluar vendimin e organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës duhet të depozitohet në administratën e UEFA-s, me shkrim, për vëmendjen e Organit të Ankesave, brenda tri ditëve nga njoftimi i vendimit përkatës, me arsye ( Neni 60 (2) DR). Brenda pesë ditëve nga koha e afatit të deklarimit të qëllimit për të apeluar, ankesa duhet të jetë, me shkrim: arsyet për ankesë, të cilat duhet të përmbajnë një kërkesë ligjore, një raport me akte, dëshmi, listën e dëshmitarëve të propozuar (me një përmbledhje të shkurtër të dëshmisë së ngritur) dhe konkluzionet e ankuesit (në veçanti, nëse duhet të merren me procedurën e ankesës, me gojë, ose me shkrim) (Neni 60 (3) DR).

Tarifa e ankimit është 1.000 €, e pagueshme me paraqitjen e arsyeve për ankesë (Neni 60 (4) DR).

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?