Dënimi i Skënderbeut, lufta në Superiore tashmë bëhet për vendin e dytë

Dënimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka rihapur garën në Superiore. Tashmë rivalitet bëhet për vendin e dytë, që të çon në Champions League.

Kukësi gjendet në vendin e dytë në kampionat, me 45 pikë, dhe pritet që të jenë verilindorët të zënë vendin e korçarëve në Champions League. Më pas, me spostimin e vendeve të Europa Leagues, i takon që vendi i tretë dhe i katërt në kampionat, të sigurojë një vend për në kupat e Europës.

Laçi, Partizani, Flamurtari e Luftëtari gjenden shumë pranë njëra-tjetrës, me vetëm 5 pikë diferencë, dhe lufta shihet shumë e egër mes 4 skuadrave për 2 pozicione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?