Derbi i Italisë për të transferuar serbin Milinkovic-Savic

Juventus dhe Interi janë duke monitoruar prej vitesh Sergej Milinkovic-Savic, i cili këtë verë me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër.

La Gazzetta dello Sport shkruan se do të jetë një derbi mes dy skuadrave italiane, por Interi do të nisë sulmin pas finales së Champions League. Zikaltrit janë ndjeshëm më të avantazhuar për shkak se serbi më parë është stërvitur nga Inzaghi.

Juventus nga ana tjetër e shikon si përforcimin ideal në mesfushë. Lazio ndërkohë ka piketuar si zëvendësues të tij Piotr Zielinski nga skuadra e Napolit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?