Derbi i Kryeqytetit, ja sa bileta janë shitur 24 orë para përballjes në “Air Albania”
Tirana dhe Partizani do të përballen ditën e nesërme në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”. Tifozët e të dyja skuadrave kanë një interes të madh për të ndjekur ekipet e tyre në këtë fazë vendimtare të sezonit që është “Abissnet Superiore”.
Tifozët nuk do të mungojnë as ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”, ku do të gjenden në mbështetje të skuadrave të tyre. Sipas Oversport deri më tani janë shitur 12.700 bileta për të ndjekur nga afër derbin e kryeqytetit.
Tirana gjendet në vendin e parë të klasifikimit të Superiores me 59 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me vetëm dy pikë pas.
KOHA JONË SONDAZH

