Derbi i Londrës dhuron spektakël, por nuk ka asnjë fitues (VIDEO)
Arsenali dhe Tottenham kanë dhuruar shumë emocione në Derbin e Londrës, por pa mundur që të nxjerrë një fitues. Në “Emirates Stadium”, ndeshja mbyllet në shifrat 2-2.
Ndeshja do të niste më mirë për skuadrën e Pochettinos. Në minutën e 10-të, Lamela vendos në provë portierin Leno, ndërkohë që topi më pas shkon te Eriksen, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Ky ishte goli i parë këtë sezon për danezin dhe i 50-ti në total në Premier League. Në të 40n, Harry Kane shënoi nga pika e bardhë, por në kohën shtesë Arsenali do të ngushtonte shifrat me Laccazette.
Në minutën e 71-të, Topçinjtë kanë arritur që të vendosin baraspeshën me të përhershmin, Aubameyang, i cili ka shënuar pas një asisti fantastik të Guendezi. Ndeshja prodhoi shumë emocione deri në fund, me të dyja skuadrat që luajtën një lojë shumë agresive, por pa mundur që të prodhojnë një fitues. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

