Derbi i Madridit mbyllet pa fitues, 18-vjeçari i Realit i heq triumfin Atleticos (VIDEO)

Emocione, gola, karton i kuq, por asnjë fitues në derbin Real Madrid-Atletico Madrid. Sfida përfundoi në barazim 1-1, rezultat që i shkon më shumë përshtat Barcelonës kryesuese.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola. Angel Correa la Atleticon me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq në minutën e 64-t. Argjentinasi goditi me bërryl Antonio Rudiger.

Skuadra e Diego Simeones kaloi në avantazh, edhe pse në inferioritet numerik. Jose Maria Gimenez shënoi me kokë pas një krosimi të Griezmann.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi Reali evito humbjen falë një 18-vjeçari, Alvaro Rodriguez, icili  shënoi një gol fantastik me kokë pesë minuta nga fundi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?