Derbi Inter-Juventus, Allegri: Të mbrojmë vendin e dytë!

Nesër në mbrëmje Seria A rezervon një super përballje, derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit. Në prag të këtij takimi, trajneri bardhezi Massimiliano Allegri, ka dalë në konferencë për shtyp.

“Ne duhet të bëjmë një lojë të mirë kundër një ekipi të fortë. Është gjithmonë një ndeshje e mrekullueshme para 70 mijë spektatorëve. Një derbi italian është dhe do të jetë gjithmonë magjepsës. Jemi para Interit në renditje dhe duhet me patjetër të mbrojmë vendin e dytë.

Di Maria po bën mirë, Chiesa është në dispozicion. Ai shënoi në Europa League dhe jam shumë i lumtur. Nuk e di, ndoshta mund të jenë të dy në lojë. Milik dhe Alex Sandro nuk janë në dispozicion. Bonucci dhe Miretti do të vlerësohen. Locatellin e zëvendësova ndaj Freiburg për t’i kursyer kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa League? Sporting është një ekip i mirë, kanë teknikë dhe entuziazëm. Janë të rinj, por janë të dobishëm. Sa i përket Champions League, fati është për italianet që kanë mundësi 75% mbërritjen në finale. Kjo është një shenjë e mirë për futbollin italian” tha Allegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?