Derbi shqiptarësh sot në Seria A, Asllani: Speciale të luash ndaj Hysajt
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet super ndeshja mes Lazios dhe Interit, e cila në fakt vendos përballë dy futbollistë shqiptarë Hysaj dhe Asllani. Edhe pse shanset për t’i parë nga minuta e parë janë të pakta, ndeshja mund të konsiderohet si një derbi. Talenti i Interit është shprehur ambicioz për një sukses të mundshëm.
“Kam lindur në Shqipëri dhe pastaj jam transferuar në Itali, ku ushqeva ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist. Në fillim topi ishte pasioni im, por pastaj, gjatë stërvitjeve, pasioni u shtua. E kam nisur me moshat e Empolit dhe tani jam tek Interi, që është një ëndërr e realizuar për mua, pasi jam një tifoz zikaltër.
Është emocion i madh për mua dhe familjen time, me të cilët mbaj mend herën time të parë në ‘San Siro’. Ishte një derbi që Interi e fitoi me rezultatin 2-1 dhe që më shtoi edhe më shumë dëshirën për të luajtur në atë stadium. E kam ëndërruar gjithmonë, por në atë moment të jetës sime ishte e pamundur të mendoja se do t’ia dilja me sukses.
Goli im i parë i mbërritur në ‘San Siro’ ishte një kënaqësi më vete. Unë isha shumë i lumtur për rrjetën, por pastaj të dëgjojë 75 mijë njerëz që reagonin në golat e Interit ishte një ndjenjë e çuditshme. Unë luaj para mbrojtjes, por mund të luaj edhe në pozicione të ndryshme. Duhet të rritem dhe të përmirësohem mbi të gjitha në fazën defensive”.
Brozoviç? Më së shumti më ka impresionuar Brozoviç. Është shume i fortë dhe më pëlqen shumë ta shikoj kur është ne fushë. Kam fatin të mësoj prej tij dhe do të bëj maksimumin tim.
Hysaj dhe Lazio? Mezi pres ndeshjen me Lazion. Do të jetë një sfidë e vështirë, duam ta përgatisim mirë, por do të bëjmë maksimumin që të marrim ne shtëpi tri pikët. Për mua është edhe më speciale, sepse është gjithmonë kënaqësi të takoj Hysajn. Është miku im dhe saherë që përballemi, shkëmbejmë fanellat”, tha Asllani.
KOHA JONË SONDAZH

