Dermaku firmos me klubin e njohur në Seria A

Kastriot Dermaku është një nga emrat më të kërkuar në merkato, pas një sezoni fantastik me Cozencën dhe tashmë del si futbollist i lirë. Një plus i madh në merkato për klubet e tjera duke parë shifrat e çmendura që shpenzohen.

 

Gjiganti i kombëtares në orët e vona të së enjtes ka arritur marrëveshjen me Parman. Mediet italiane e bëjnë të kryer kalimin e mbrojtësit të Shqipërisë në ekipin e Seria A. Dermakut i skadon kontrata me 30 qershor, prandaj nuk mund të zyrtarizohet nga Parma, por ka të drejtë të nënshkruajë një parakontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë shtohet numri i shqiptarëve në Europë: Thomas Strakoshën, Etrit Berishën, Berat Gjimshitin,Valon Berishën, Riza Durmishajn, Marco Alian dhe Kastriot Dermakun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?