Dermaku: Jemi përgatitur për Islandën, qëndroj në Seria A

Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet në Gjermani, në prag të ndeshjes eliminatore ndaj Islandës. Mbrojtësi Kastriot Dermaku, është shprehur i kënaqur me punën e bërë nga trajneri i ri gjatë këtyre ditëve.

“Ambienti është shumë i mirë dhe jemi duke punuar me intensitet, për të përgatitur sa më mirë ndeshjen me Islandën. Personalisht jam duke u ambientuar shumë mirë si me grupin, ashtu edhe me stafin teknik. Me rëndësi është të japim maksimumin në stërvitje dhe të jemi gati për të dhënë më të mirën, nëse na vjen shansi të zbresim në fushë.

Kam, luajtur edhe me 3, edhe me 4 në mbrojtje dhe jam ndjerë mirë në të dy skemat. Rëndësi ka që të gjithë ekipi të japë maksimumin në të gjitha fazat e lojës. Nuk është skema ajo që bën diferencën, por besoj se kemi mundësi të bëjmë shumë mirë”, tha futbollisti shqiptar për Supersport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezonin e mbylli si një titullar i padiskutueshëm tek Cozenza, por e ardhmja e Kastriot Dermakut nuk do të jetë më në Serinë B italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk besoj se do rri më te Cozenca. Më mbaron kontrata tani në qershor dhe jam në bisedime me disa klube të Serisë A, por edhe skuadra turke. Megjithatë besoj që do të mbetem në Itali”, deklaroi Dermaku për Supersport.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?