FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dervishaj: Për fushën e “Arenës Kombëtare” kemi pyetur edhe Ronaldon e Griezmann

“Arena Kombëtare” do të jetë gati për duelin e 17 nëntorit ndaj Francës. Për këtë është shprehur i bindur një nga drejtuesit më të lart të FSHF, i cili po mbikëqyr punimet, Arben Dervishaj.

 

“UEFA ka lënë disa detyra për kabllimin dhe do t’i realizojmë. Ka të bëjë me pozicionin e kamerave dhe i kemi mbyllur por problem edhe me pozicionin e gazetarëve dhe kërkonin pamje perfekte. Ndeshja do të realizohet dhe do të jetë spektakël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda datës 7-8 do t’i realizojmë të gjithë. dhoma e kontrollit do të jetë gati me të gjitha pajisjet dhe do t’ia dërgojmë UEFA-s. Çdo ditë i dërgojmë raporte me foto.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fusha? Teknikët grekë na kanë thënë se nuk do të ketë asnjë problem dhe është rimbjellë loliumi. Do të jetë me të gjitha kondicionet e duhura si fusha e Elbasanit, që është nga më të mirat marrë parasysh nga “Feed-back”-u që kanë dhënë Ronaldo apo Grizman.

Kjo fushë ka qenë me koncesion dhe do të jepej nga FSHF 10 milionë euro. kostoja ka shkuar diku te 70 milionë euro por ne nuk na intereson sepse nuk paguajmë shtesë”, u shpreh Dervishi për “ABC News”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?