Deschamps: Ishte e komplikuar, kemi ndryshime në ritëm gjatë ndeshjes

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur pas fitores së vështirë ndj Australisë në sfidën e parë në grupin C.
“Nuk ishte e lehtë, por fitorja e parë është shumë e rëndësishme. Ishte e ndërlikuar sot, ndaj një ekipi që na krijoi mjaft vështirësi. Është e vështirë të shpjegosh gjithçka. Ne kemi humbur një ndryshim ritmi, një luhatje të vogël. Pas kësaj, ata nuk ishin të rrezikshëm.
Kishte një mungesë efikasiteti në kapjen e topit, në pasime. Në fund të ndeshjes, patëm disa mundësi të tjera. Siç po e shihni në këtë fillim Botërori, është e vështirë për të gjithë, përveç ndeshjes së parë të rusëve kundër Arabisë Saudite (5-0). Bëmë punën, morëm fitoren, që vlen më shumë se gjithçka tjetër. Por, ne mund të bëjmë më mirë, shumë më mirë”, u shpreh Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

