Deschamps: Kroacia ka më shumë përvojë se ne, ja si fitohet finalja

Një finale për të hyrë në histori, atje ku 20 vite më parë triumfonte në Kupën e Botës si kapiten i Francës. Didier Deschamps mund të bëhet i treti që triumfon si trajner dhe futbollist. Mario Zagallo (’58, ’62 dhe ’70 me Brazilin) dhe Franz Beckenbauer (’74 dhe ’90 me Gjermaninë Perëndimore), kanë qenë dy të parët që e kanë arritur para tij. Strategu francez ka folur në konferencë për shtyp duke vlerësuar skuadrën ballkanase.

“Duhet qetësi, besim dhe përqendrim. Janë këto 3 fjalët që kanë rëndësi para këtij takimi. Rreziku kryesor është Modric, pasi është një futbollist që lëviz shumë në fushë dhe ka teknikë e inteligjencë në lojë, që janë të rëndësishme. Jemi të kënaqur që kemi ardhur deri këtu dhe krenarë që do të luajmë një finale të tillë. Në fund do të jetë rezultati ai që do të thotë nëse kemi luajtur mirë apo jo.

Duhet të jemi sa më surprizues në fushë, të befasojmë rivalin çka do të thotë që skuadra ka gjithnjë nevojë për t’u rinovuar. Kroacia ka më shumë përvojë se ne, pasi kanë lojtarë të niveleve të larta, që kanë luajtur në finale. E kemi përgatitur mirë këtë sfidë dhe stafi ka bërë një punë të shkëlqyer, çka na jep shumë avantazh. Ka shumë diferencë nga ajo kohë, ku isha lojtar në fushë. Kur luan je aktor në fushë, kur je trajner këtë emocion e përjeton përmes lojtarëve që ke në fushë, pasi kjo është një ndeshje që u përket atyre që luajnë. Sukses im është i lidhur me atë të lojtarëve”, ka thënë Deschamps në konferencën për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?