FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deschamps zbulon listën dhe kërkon kujdes: Shqipëria ende në garë!

Pak ditë para dy ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”, kundër Shqipërisë dhe Andorrës, Didier Deschamps iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi, ku zbuloi edhe listën e futbolllistëve të grumbulluar.

Mbappe dhe Kante nuk do të luajnë ndaj kuqezinjëve dhe Andorrës, pasi nuk janë grumbulluar për shkaqe dëmtimi. Mungesa të tjera të rëndësishme do të jenë edhe ato të Lacazzete e Umtiti të lënë jashtë nga trajneri Deschamps për zgjedhje teknike. Trajneri i kampionëve të botës në fuqi u ndal edhe te Shqipëria, që do të jetë kundërshtari i radhës i “gjelave”.

“Është një kundërshtar, që ne e respektojmë. Me gjashtë pikë, Shqipëria është akoma në garë. Ata kanë një organizim specifik, me tre mbrojtës qendrorë. Është një kundërshtar, ndaj të cilit nuk është e lehtë për të luajtur. Sidomos në shtëpi, është edhe më e vështirë ndaj tyre. Ne do ta përgatisim këtë ndeshje me seriozitet dhe përqendrim maksimal”, deklaroi strategu i Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?