Dështimi total i PSG-së në Champions, 800 mln euro në 8 sezone

Pas eliminimit të papritur në Champions League kundër Manchester United, në shtëpinë e PSG po bëhen llogaritë. Që nga mbërritja e Nasser Al-Khelaifi  në Paris, klubi i Ligue 1 ka investuar shumë në merkato për ta rikthyer protagoniste në Francë dhe në Europa. Triumfet në tokën franceze kanë mbërritur, por në Champions League parisienët kanë zhgënjyer në shumë raste në mënyra të pabesueshme. Eliminimi në shtëpi ndaj Manchester United pas fitores në ndeshjen e parë në “Old Trafford” është i pabesueshëm, ashtu si përmbysja e Barcelonës në sezonin 2016-17: PSG u mund 6-1 në “Camp Nou” pasi në ndeshjen e parë kishin fituar 4-0 në Paris.

Një ekip, që pavarësisht investimeve të mëdha në merkato, nuk ka mundur që të marrë frytet në pjesëmarrjet në kompeticionet europiane. Nasser Al-Khelaifi u afrua në vitin 2012 në klubin francez dhe ka investuar rreth 800 milionë euro deri m tani, por në 8 sezone nuk ka mundur që të kalojë asnjëherë fazën çerekfinale, ndërkohë që në tre sezonet e fundit nuk ka shkuar as në çerekfinale duke u eliminuar nga Barcelona, Chelsea dhe Manchester United.

EUROPA LEAGUE 2011/12: eliminohen në fazën e grupeve

Swiss Digital Desktop Reklama

CHAMPIONS LEAGUE 2012/13: eliminohen në çerekfinale

Swiss Digital Mobile Reklama

CHAMPIONS LEAGUE 2013/14: eliminohen në çerekfinale

CHAMPIONS LEAGUE 2014/15: eliminohen në çerekfinale

CHAMPIONS LEAGUE 2015/16: eliminohen në çerekfinale

CHAMPIONS LEAGUE 2016/17: eliminohen në fazën e dytë

CHAMPIONS LEAGUE 2017/18: eliminohen në fazën e dytë

CHAMPIONS LEAGUE 2018/19: eliminohen në fazën e dytë

/Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?