Dështon transferimi i Jordi Alba-s tek Interi
Sporti E Enjte, 1 Shtator 2022 16:45
Jordi Alba nuk do të transferohet tek Interi, siç u përfol në orët e fundit. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës do të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.
Kalimi në formë huazimi te zikaltrit nuk u bë e mundur duke dështuar kështu në këto orët e fundit të merkatos dhe tashmë 33-vjeçari është i detyruar të zgjatë qëndrimin e tij te Barcelona.
Edhe pse tashmë nuk e ka formacionin e garantuar, mbrojtësi është gati që të luftojë për një fanellë titullari.
KOHA JONË SONDAZH

