Dështon transferimi i Ziyech në Arabi, nuk kalon vizitat mjekësore

Placeholder Image

Dështon transferimi i Hakim Ziyech tek skuadra arabe e Al Nassr. Sulmuesi maroken ishte shumë pranë transferimit në Arabi, por gjithçka u ndal për shkak se ylli i Chelsea nuk ka kaluar vizitat mjekësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Ziyech ka shfaqur probleme gjatë kontrolleve të bëra nga klubi arab dhe këta të fundit kanë hequr dorë nga ky transferim.

Kështu, Ziyech duhet të rikthehet sërish te Chelsea. Në Angli raportojnë gjithashtu se marokeni tashmë duhet të qëndrojë në Stamford Bridge për të kuruar problemet e tij, përpara se ketë mundësinë e një tjetër transferimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?