DETAJET/ Guardiola merr lejen nga City për t’u bërë trajner i Juventusit

Mediat italiane në ditët e fundit shkruajnë se trajneri i ardhshëm i Juventusit nuk do të jetë Pep Guardiola, por Maurizio Sarri. Gjithsesi mesa duket ka prapaskena të tjera në merkaton e trajnerëve. Sipas faqes italiane “Money.it”, trajneri i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër” do të jetë pikërisht strategu i Manchester City-it. Pasi arriti akordin me klubin torinez, trajneri spanjoll të shtunën ka pasur një takim me drejtuesit e “qytetarëve”, për t’’i shprehur dëshirën për t’u larguar te Juventusi.

 

Pas disa ditëve reflektim, klubi anglez vendosi që të pranonte vullnetin e spanjollit dhe të nisë ofensivën për të rrëmbyer finalistin e Championsit, Mauricio Pochettinon. Trajneri i Tottenham është shumë enigmatikë për të ardhmen e tij, por me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi i skuadrës pas 1 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është shkruar se Maurizio Sarri ka pasur një takim me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, pasi të dy qëndrojnë në të njëjtin hotel në Baku, ku do të luhet finalja e Europa League. Gjithsesi të dhënat nuk janë aspak të vërtetuara, pasi prania e tij vjen si rrjedhojë e rolit që ka si president i ECA-s. Numri një i ekipit torinez , ka një agjendë të ngjeshur me shumë takime me drejtues të ndryshëm të UEFA-s, ku po diskutohet ideja për reforma të mëdha në kompeticionet europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori Sportiv i Juventusit pak ditë më parë konfirmoi se ishte në pritje të finaleve të Europa League dhe Championsit, por mesa duket qëllimi është që të arrihet akordi për kalimin e Pochettinos te City, duke sjellë dhe më pas lirimin e Guardiolës për te Juventusi. Maurizio Sarri ndërkohë mund të përfundojë te Roma, që mori refuzimin e parë nga Gasperini. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?