Detaji/ Kante 3 ndeshje këtë sezon me Chelsea-n, me 3 trajnerë të ndryshëm
Chelsea në ditët e fundit ka rifituar shërbimet e një prej futbollistëve kryesor. N’Golo Kante u rikthye në fushë të dielën dhe ditën e martë luajti prej minutës së parë me shiritin e kapitenit në krah kundër Liverpulit, pas gati 8 muajsh.
Ishte 14 gushti dhe derbi me Totenhemin e Antonio Contes ndeshja e fundit e mesfushorit francez me fanellën e bluve të Londrës, i cili ka vendosur edhe një rekord interesant:
Ai ka luajtur tri ndeshje në “Stamford Bridge” këtë sezon nën drejtimin e tre trajnerëve të ndryshëm të Chelsea-t, me kombësi të ndryshme. Në ndeshjen e parë kundër Tottenhamit, francezi kishte në stol trajner Tomas Tuchelin, më pas të dielën ndaj Aston Villës kishte në krye Graham Potter, ndërkohë që në barazimin pa gola ndaj Liverpoolit në pankinë ishte strategu i përkohshëm, Bruno Saltor.

KOHA JONË SONDAZH

