FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna ndaj lojtarëve të rinj, Duka: E papranueshme

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tha se është e papranueshme mënyra se si një trajner futbolli godiste lojtarët e rinj pasi kishin humbur një ndeshje. Video e publikuar vetëm së fundmi në rrjetet sociale, i përkiste vitit 2016, ku trajneri i atëhershëm i Laçit U-17, Ndue Tarazhi, godiste lojtarët e tij ndërsa i fajësonte për një humbje.

“Nëse është e vërtetë është e papranueshme”, tha Duka. “Sigurisht që ka pasur metoda të tilla “spartane” apo të dhunshme, por në kohën e sotme është e papranueshme. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë grintë futbollistëve. Mënyra të tilla për të edukuar apo për të motivuar janë të papranueshme, të ndaluara absolutisht po, por edhe të papranueshme”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?