Di Maria shënon dy gola, njëri prej tyre është magjik dhe nxjerr një kundërshtar me të kuq (VIDEO)

Juventus e ka nisur në mënyrën më fantastike të mundshme duelin e kthimit ndaj Nantes duke hipotekuar kualifikimin për 20 minuta dhe tashmë do të ketë dhe një lojtarë më shumë se rivalët.

Protagonist absolut deri më tani ka qenë vetëm një emër: Angel Di Maria. Kampioni i Botës do të shënonte një super gol në minutën e 5-të me një goditje magjike që do të përfundonte në trekëndësh.

Më pas Di Maria fitoi dhe një penallti në zonë duke detyruar kundërshtarin ta prekte me dorë dhe të dilte nga fusha me karton të kuq. Nga pika e bardhë mesfushori do të realizonte sërish. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?