Dikur pjesë e Teutës, tashmë Muriqi kërkohet nga Interi në merkato

Dikur ka luajtur me Teutën në Kategorinë Superiore, ndërkohë që tashmë është një nga sulmuesit më të spikatur në La Liga. Po flasim për Vedat Muriqin, i cili po zhvillon sezone fantastike me Mallorcan, duke harruara paraqitjet e pakta tek Lazio.

Bomberi kosovar ka shënuar deri më tani 10 gola në këtë sezon. Ai mund të rikthehet në Itali, jo te Lazio, por tek Interi.

Sipas mediave italiane, Muriqi kohët e fundit ndiqet me interes nga Interi. Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm pasi Lukaku me shumë mundësi nuk do të vazhdojë të mbetet si huazimi nga Chelsea.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?