FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diplomohet Gianluigi Donnarumma

Një talent në fushën e blertë por dhe jashtë saj. Bëhet fjalë për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, që ka shtuar në “CV” e tij dhe diplomën e shkollës së mesme. Në fakt, për të kurorëzuar këtë arritje, Donnarumma i shtyu provimet për shkak të pjesëmarrjes së tij në kampionatin europian me kombëtares e 21 vjeçarëve të Italisë.

19-vjeçari ka qenë një element i rëndësishëm në “San Siro” që nga mosha 16 vjeçare dhe e ka gjetur të vështirë për të balancuar hesapet mes karrierë të suksesshme dhe rezultate në bankat e shkollës.

Ndërsa Italia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018, ai ishte në gjendje t’i përkushtohej provimeve të shkollës së mesme këtë verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, Gigio arriti një rezultat disi të kënaqshëm, duke marrë 70 pikë nga 100 të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?