Disa nga lëvizjet e minutave të fundit në Premier League
Tottenham në momentet e fundit të merkatos arritën të transferojnë dy futbollistë. I pari është Giovani Lo Celso nga Real Betis, por si huazim me mundësi blerje. Mesfushori argjentinas është prezantuar me bluzën me numër 18 te Tottenham. Sezonin e fundit Lo Celso shkëlqeu me Betis, duke realizuar 16 gola në 45 ndeshje. Sessegnon ndërkohë do t’i bashkohet Spurs nga Fulham për 34 milionë euro.
Arsenal ka arritur që të shesë Alex Iwobin tek Everton për një shifër 42 milionë euro. Tani raportohet se Topçinjtë ka pranuar ofertën që u ka ardhur nga Everton në minutat e fundit të merkatos së Premier League e cila është mbyllur në orën 18:00.
Watford zyrtarizoi afrimin e sulmuesit të talentuar anësor Ismaila Sarr nga Rennes. Kartoni i lojtarit të përfaqësueses së Senegalit i kushtoi Watfordit plot 31 milionë paund. Sarr firmosi një kontratë 5-vjeçare dhe u shfaq shumë i lumtur për kalimin te skuadra e trajnerit spanjoll Javi Gracia.
KOHA JONË SONDAZH

