FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disfata e rëndë në derbi, Roma mendon sërish për të rrëmbyer Panuccin

Christian Panucci shihet si njeriu i duhur për të nxjerrë Romën nga kriza që është zhytur pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Lazios në derbi. Mediat italiane shkruajnë se strategu i kombëtares sonë është emri i parë në listën e Monchit për të zëvendësuar Di Francescon, në rast se ky i fundit dështon të kualifikojë Romën ndaj Portos.

Fakti që Panucci ka qenë më parë futbollist i Romës shihet si avantazh për të për të filluar një cikël të ri. Roma ka në listë edhe trajnerin Sarri, i cili pritet që të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Sa i përket Panuccit, strategu i kombëtares nuk do ta ketë problem shkëputjen nga Shqipëria, pasi kontrata e tij skadon në nëntor dhe mund të arrihet një marrëveshje “xhentillmenësh” për të shkëputur bashkëpunimin. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?