Disiplina dënon me 3 javë Cuadradon, Lukaku dhe Handanovic shpëtojnë vetëm me një

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter përfundoi mes tensionit dhe një barazimi 1-1. Ishte Romelu Lukaku që pasi shënoi nga pika e bardhë, provokoi tifozerinë vendase me festën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Tensioni mbeti dhe u shfaq sërish pak çaste më vonë kur përfundoi ndeshja. Juan Cuadrado pati një moment sqarimi me Samir Handanovic, por nervat tradhtuan kolumbianin që tentoi ta godiste me grusht.

Gjykata Sportive në Itali ka marrë edhe vendimet me aktet e shëmtuara në Allianz Stadium ku ka dënuar Cuadradon me tre ndeshje pezullim ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh ndërkohë që për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?