Disiplina e UEFA-s jep vendimin për Simeonen pas gjestit të shëmtuar

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka dënuar me një gjobë prej 200 mijë eurosh Diego Pablo Simeone-n për gjestin e tij të turpshëm në golin e parë në duelin mes Atleticos dhe Juventusit.

UEFA vendosi që të mos merrte asnjë pezullim, duke vendosur që ai të ulet në stol në “Juventus Stadium”, në duelin e kthimit që do të luhet të martën në mbrëmje. Gjesti nuk ishte përfshirë në raportin e ndeshjes nga arbitri dhe nuk u shqyrtua nga delegacioni i UEFA-s për ndeshjen.

Simeone kërkoi falje për gjestin e shëmtuar dhe u shpreh se nuk ka qenë për Juventusin. Strategu argjentinas shpjegoi veprimin e tij si një shfryrje për një gol të rëndësishme, dhe UEFA-s duket se mori parasysh deklaratat e tij vetëm duke i vendosur një gjobë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?