Disiplina me dorë të hekurt ndaj Vllaznisë për sjelljen e tifozerisë

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar vendimet për javën e fundit në Kategorinë Superiore, teksa klubi i Vllaznisë është dënuar për sjelljen e gabuar të tifozerisë në ndeshjen ndaj Tiranës. Kuqeblutë do të jenë të detyruar që të luajnë 4 ndeshje pa tifozë. Gjithashtu është dënuar edhe Olsi Teqja për deklaratat e dhëna pas ndeshjes.

  1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

  1. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?