Dita Arabe e Pavarësisë, Cristiano Ronaldo shfaqet me shpatë në dorë

Cristiano Ronaldo me veshjen tradicionale me ngjyrat e flamurit të Arabisë Saudite dhe një shpatë në dorë për Ditën Arabe të Pavarësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo i uron festën vendit që i ka hapur dyert prej pak kohësh. Në 22 janar të vitit 1727 Imam Muhammad bin Saud themeloi shtetin e Arabisë Saudite.

Festa kombëtare do të zgjasë 4 ditë dhe në program ishte përfshirë edhe një ndalesë me ceremoni zyrtare në “Al-Nassr’s Mrsool Park”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, Ronaldo ka luajtur 5 ndeshje me klubin e tij të ri Al Nassr ku ka shënuar po kaq gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?