FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e madhe e Ronaldos te Juventusi, ja programi i prezantimit të hënën

Mungojnë shumë pak për mbërritjen e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez do të zbresë të hënën në Torino për të nisur një aventurë të re në Torino. Gjithçka është gati tani. Dje (të premten) është kthyer në Madrid, në kryeqytetin spanjoll ku do të kalojë fundjavën, më pas të hënën në mëngjes do të niset për në Torino.

Rreth orës 10:00 do të mbërrijë në Caselle dhe në orën 11.30, CR7 do të kryejë vizitat mjekësore në JMedical. Në pasdite, rreth orës 16:00, sulmuesi do të mbërrijë në Continassa, në qendrën e re sportive që është ndërtuar nga klubi italian.

Konferenca e prezantimit do të jetë në “Alianz Stadiumin” në orën 18.30. Më pas, Cristiano Ronaldo do të kthehet në Greqi për të përfunduar pushimet. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?