Ditë zyrtarizimesh te PSG, prezantohet edhe Marco Asensio

Ka qenë një ditë e ngarkuar sa i përket zyrtarizimeve të afrimeve të reja në shtëpinë e Paris Saint Germain. Pas Milan Skriniar, i radhës që i bashkohet gjigantit francez është Marcos Asensio.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien me anë të një postimin në faqen zyrtare. Në të thuhet se Asensio ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me PSG-në të paktën deri në vitin 2026.

Marco Asensio u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim:“Është një privilegj i madh për mua të jem pjesë e këtij klubi të madh”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?