Djaloshi fillon të qajë në avion, Humels bën gjestin emocionues
Një episod i pazakontë ka ndodhur së fundmi në gjermani dhe protagonist është bërë futbollisti i njohur i kësaj kombëtareje, Mats Humels.
Futbollisti i njohur po udhëtonte me avion nga Mynihi drejt Dordmunit, teksa është bërë dëshmitar i një situate të pakëndshme.
Një djalosh 13-vjeçar, po bëhej gati të hipte në avion, por me vete kishte edhe një top futbolli që babai ia kishte dhuruar për ditëlindje.
Për fatin e keq të djaloshit, kontrolluesit në aeroport, nuk e lejuan që ta merrte topin me vete dhe ai filloi të qante.
E gjithë skena ka ndodhur para syve të futbollistit i cili menjëherë ka marrë në dorë situatën.
Humels i mori adresën tifozit dhe vetëm pak minuta pasi kishin mbërritur në Dortmund, u paraqit tek shtëpia e djaloshit me plot 4 topa nga Borusia e Dortmundit, ku njërin edhe e kishte firmosur.
KOHA JONË SONDAZH

