Doli nga fusha mes lotësh pas dhimbjeve, Szczesny: U tremba, kisha ankth!

Në fundin e pjesës së parë në sfidën mes Juventus dhe Sporting Lisbon, portieri i bardhezinjve, Wojciech Szczesny u zëvendësua nga Perin.

Gardiani polak ndjeu një dhimbje në gjoks, e cila e detyroi atë të linte fushën e lojës menjëherë. Në përfundimin e këtij takimi, Szczesny ksqaroi gjendjen e tij.

“Gjithçka është në rregull, jam mirë dhe këtë e vërtetuan kontrollet mjekësore. U tremba dhe kjo është e sigurt, kisha ankth, diçka të tillë që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kisha parë Perin në formë të shkëlqyer në stërvitje dhe doja që ai të luante. Pritjet që ai bëri në fund më dhanë të drejtë (thotë polaku me shaka)”, u shpreh Szczesny.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?