FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dorëzohet” Tirana, Vllaznia kampione në basketboll për meshkuj

Vllaznia fiton sërish titullin kampion në basketboll për meshkuj. Skuadra shkodrane fitoi dhe finalen e tretë ndaj Tiranës, këtë herë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” duke u konfirmuar si kampione. 71-58 ishte rezultati përfundimtar në favor të Vllaznisë. Ekipi shkodran ka fituar edhe finalen e tretë ndaj Tiranës, duke e mbrojtur kurorën e kampionit për të dytin edicion radhazi. Ky sukses i hoqi çdo lloj shprese dhe iluzioni bardhebluve kryeqytetas, pasi shifrat 71-58 tregon dominimin e ekipit verior. Rezultatet e finaleve për meshkuj janë këto:

Ndeshja e parë, 21 prill: Tirana-Vllaznia 66-75

Ndeshja e dytë, 24 prill: Vllaznia-Tirana 65-60

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e tretë, 28 prill: Tirana-Vllaznia 58-71

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Shkodranët  e fitojnë këtë titull për të dytin vit radhazi, pasi mundën në “Play-off” ekipin e Tiranës me rezultatin e përgjithshëm, 3-0. Në ndeshjen e  zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” , loja filloi me një start më të mirë të bardhebulve, që kryesuan 10-5 dhe e mbyllën periodën e parë në avantazh 14-12. Por vizitorët nga Shkodra rrisin ndjeshëm nivelin e lojës  me protagonist amerikanin Brandon Hogg, njëherazi pikëshënuesi më i mirë i takimit me 31 pikë.

Dy amerikanet Brandon, Anthony Booker dhe malazezi Nemaja Gavranic ishin, basketbollistët që bënë diferencën në fushë.

Në periodën e tretë sërish ishin shkodranët të drejtuar nga trajneri malazes Darku Vujaçiç, që prodhuam me lojë kualitative, duke kryesuar 45-56.

Në  periodën e fundit gjithçka u bë më e vështirë për djemtë e trajnerit Bujar Shehu, duke lejuar që kundërshtarin për të thelluar rezultatin deri në 58-71.

Festa në pallat  e tifozëve shkodran ka qenë e kuptueshme, gjatë gjithë ndeshjes, por ajo arriti kulmin në marrjen e trofeut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?