Dormundi ndalet ndaj Bochum, Bayerni mund të përfitojë për të marrë kreun (VIDEO)
Borussia e Dortmundit shpërdoron një mundësinë për të ruajtur kreun në Bundesligës, pasi nuk mori më shumë se një pikë në transfertën ndaj Bochum, 1-1.
Verdhezinjtë shkojnë +2 pikë nga Bayerni, por kampionët në fuqi luajnë me vendin e fundit, Herthan e Berlinit, që mban vendin e fundit në renditje.
Verdhezinjtë pësuan gol që në minutë e 5-të, me Losillan që u dha një trajektore të pakapshme topit. Vetëm dy minuta më vonë, një aksion i shpejtë i miqve u finalizua me golin e Adeyemit, që s’mund të gabonte thuajse mbi vijën fatale.
Edhe pse të dyja skuadrat patën minuta në dispozicion për ta fituar ndeshjen, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

