FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmund e nis frikshëm Bundesligën, shkatërron Augsburgun me 5 gola (VIDEO)

Borussia Dortmund e ka nisur me një fitore shumë të thjeshtë 5-1 ndaj Augsburgut sezonin e ri në Bundesligë, që e sheh si pretendenten kryesore për titull. Verdhezinjtë në fakt e nisën në malore ndeshjen, pasi u gjenden në disavantazh vetëm pas 29 sekondash lojë me autor Niederlechner.

 

Reagimi i Dortmundit do të vinte shumë shpejt, teksa në minutën e 3-të, Alcacer do të vendoste menjëherë baraspeshën. Fraksioni i parë i ndeshjes nuk do të sillte më gola, ndërkohë në fillimin e së dytës do të bëhej protagonist talenti Sancho që kaloi në avantazh verdhezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në harkun e dy minutave, ekipi i Favre gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës me Reus (min 57-të) dhe Alcacer (59-të). 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, do të shënonte emrin në listën e golashënuesve edhe Brandt, i ardhur gjatë kësaj vere nga Leverkusen. Në këtë mënyrë Dortmundi merr menjëherë kryesimin duke përfituar nga ndalesa e Bayernit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?