Dortmundi bën Leverkusenin për “aspirina”, i mund me “poker” (VIDEO)
Borussia Dortmund rikthehet në rrugën e fitoreve në Bundesligë, dhe e bën me një triumf spektakolar me “poker” 4-0 ndaj një rivali të vështirë si Bayer Leverkusen.
Humbja ndaj Union Berlinit ka shërbyer që verdhezinjtë të rikthejnë rimin e duhur në kampionat. Alcacer hapi serinë e golave që në minutën e 28-të, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë një krosim nga krahu i djathtë. Në fillimin e pjesës së dytë Reus shënoi golin e dytë për skuadrën verdhezi, ndërkohë që më pas finalizoi një tjetër aksion shumë të shpejtë.
Në fundin e ndeshjes kishte kohë edhe për një gol të dytë të Reus, i cili realizoi në shtyllën e dytë pas një tjetër kundërsulmi vrastar. Dortmundi ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas 4 ndeshjeve të para. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

