Dortmundi bën “paqe” në derbin ndaj Schalkes, i “dorëzon” kreun Bayernit (VIDEO)
Derbi Schalke 04-Dortmund dhuroi një shfaqje shumë të bukur futbolli, por u mbyll pa fitues, në barazim 2-2. “Verdhezinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të me anë të Schlotterbeck, i cili realizoi një gol të gjithin personal, duke befasuar portierin Fahrmann.
“Blutë mbretëror” e nisën më mirë pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 50-të me anë të Bulter. Një gol i cili çoi në delir vendasit dhe për më tepër riktheu Schalken te goli ndaj Dortmund pas 5 ndeshjeve radhazi.
Dortmundi do të rikthehej sërish në avantazh me anë të një super goli të Guerreiros në minutën e 60-të. Schalke rigjeti forcën për të reaguar në fund, në minutën e 79’ dhe barazoi gjithçka me Karaman, i cili befasoi “verdhezinjtë”. Dortmund humbet disi terren dhe tani është dy pikë larg Bayern, në kuotën e 50 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

