Dortmundi rikthehet te fitoret në Bundesligë, mund minimalisht Hertha-n (VIDEO)
Borussia Dortmund është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat, duke marrë një sukses minimal 1-0 kundër Hertha Berlin.
Verdhezinjtë ju falën një goli të shënuar nga Modeste në minutën e 32-të. Sulmuesi ishte në kohën dhe në vendin e duhur për të shënuar me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë.
Dortmundi më pas do të administronte më së miri rezultatin, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Tashmë verdhezinjtë ngjiten në vendin e pestë me 9 pikë, po aq sa Bayerni, që do të luajë në orën 18:30 kundër Gladbahut. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

